Parashikimi i motit për ditën e nesërme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditën e nesërme

    Insajderi
    17 February 2025 - 23:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë.

    Mund të ketë intervale të shkurtra kohore me diell, ndërsa herë pas here do të ketë reshje bore më të theksuara në viset kodrinore-malore. Temperaturat pritet të lëvizin nga -7 deri në 3 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe në disa vise me intervale kohore me diell. Në zonat kodrinore-malore priten reshje të herëpashershme bore. Temperaturat do të vazhdojnë të pësojnë ulje për shkak të depërtimit të masave të ftohta polare.

    Nga e mërkura na pret mot shumë i ftohtë, me vranësira e intervale kohore me diell. Ende parashihet reshje sporadike bore kryesisht në disa vise kodrinore-malore. Mëngjeset me acar të fortë polar, ndërsa ditët do të jenë të ftohta, por temperaturat ditore do të dalin pak në “plus”/MeteoBallkan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark