Parashikimi i motit për ditën e nesërme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditën e nesërme

    Insajderi
    06 August 2025 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mendimi për motin

    Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell do të paraqitet ditën e enjtë. Kalojnë vransira kohëpaskohe, por se nuk paraqiten kushte për të reshura. Frynë erë verilindore e lehtë dhe mesatare 4-9m/s. Temperaturat minimale zbresin në 13C e 17C, derisa maksimalet shkojnë deri në 29C e 32C.

    Mot më i nxehtë po parashihet ditëve në vijim duke shkuar nga fundjava, që po pritet të jetë edhe fillimi i një vale të re nxehtësie, që ka gjasa të na shoqërojë javën e dytë të gushtit. Do të mbretërojë mot kryesisht me kthjellime e diell. Temperaturat gradualisht në rritje, me maksimale deri në 34C e 35C, në Prishtinë, derisa në pjesë tjera mund të arrijnë vlera deri në 37C e 39C. Minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C. Frynë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe mesatare 3-9m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark