Parashikimi i motit për ditën e nesërme - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Parashikimi i motit për ditën e nesërme

    Insajderi
    10 September 2025 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mendimi për motin – 10.09.2025

    Rrebeshe shiu pritet të përfshinë vendin që nga orët e para të ditës së enjtë, të shoqëruara edhe me bubullimë. Këto të reshura pritet të vazhdojnë deri nga mesdita, e më vonë pasdite largohen nga territori i vendit, ndërsa vransirat shpërndahen vonë gjatë mbrëmjes. Frynë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-8m/s. Temperaturat minimale mbesin paksa më të larta, 17C e 19C, ndërsa temperaturat maksimale në rënie, e shënojnë vlera prej 24C e 26C.

    Mot më stabil po parashihet ditën e premtë dhe të shtunë, kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjëve po paraqiten kushte edhe për mjegull apo mjegullinë. Temperaturat shënojnë rritje deri në 29C e 30C. Ditën e diel, më vonë vransirat vijnë duke u shtuar, e me kalimin në ditën e hënë priten rrebeshe kalimtare shiu, që deri pasditën e së hënës pushojnë. Të hënën temperaturat pësojnë rënie më të theksuar deri në 22C e 24C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 16C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, të premten verilindore, 3-8m/s, e në fundjavë nga jugu e jugperëndimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark