Parashikimi i motit për ditën e nesërme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditën e nesërme

    Insajderi
    08 October 2025 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mendimi për motin

    Kushte relativisht stabile priten në vend ditëve të ardhshme. Ditën e enjtë, vransirat fillojnë të shpërndahen, duke lënë hapësirë për më shumë intervale me diell në pjesë të ndryshme të vendit. Temperaturat maksimale do të rriten deri në 15°C – 18°C, ndërsa minimalet në mëngjes zbresin në 5°C – 8°C. Frynë erë veriperëndimore, e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 5–9 m/s.

    Mundësi për riga lokale shfaqen në mëngjesin e hershëm të ditës së premte, kryesisht në lindje të vendit. Gjatë ditës nuk mungojnë intervalet me diell, ndërsa temperaturat rriten deri në 18°C, lokalisht deri në 20°C. Ditën e shtunë priten më shumë vransira, pa përjashtuar mundësinë për ndonjë rigë lokale shiu orëve të hershme të mëngjesit. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, duke shkuar në rreth 15°C.

    Të dielën nuk priten reshje, por do të ketë alternime ndërmjet vransirave dhe intervaleve me diell, ndërsa pas mëngjesit mund të ketë mjegull përgjatë ultësirave. Temperaturat do të arrijnë 17°C – 18°C.

    Të hënën priten më shumë intervale me diell dhe temperaturat do të rriten deri në 18°C – 19°C. Minimalet gjatë kësaj periudhe do të luhaten ndërmjet 3°C – 7°C. Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior, e lehtë dhe mesatare 4–9 m/s, më e theksuar ditën e shtunë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark