Parashikimi i motit për ditën e nesërme, festën e Kurban Bajramit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditën e nesërme, festën e Kurban Bajramit

    Insajderi
    05 June 2025 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbetet mot i kthjellët dhe i nxehtë ditën e premtë. Përreth zonave malore, pasdite me zhvillime të vransirave vertikale, mund të shfaqet ndonjë rrebesh i izoluar shiu. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 3-8m/s.

    Temperaturat maksimale arrinë deri në 32C e 35C, ndërsa minimalet zbresin deri në 15C e 17C.

    Mot i nxehtë, kryesisht me diell do të vazhdoj të mbretëroj edhe përgjatë fundjave në vend, me maksimale që shkojnë deri në 33C e 35C, lokalisht ndoshta deri në 36C. Në fillim të javës vijuese, temperaturat pësojnë një rënie më afër mesatareve, deri në 26C e 27C. Minimalet kryesisht zbresin deri në 14C e 15C, të martën në 10C e 12C. Do të ketë ende më shumë diell, por se nuk përjashtohen mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu zonave malore. Frynë erëra të lehta dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi, 3-8m/s. Nga dita e hënë ndryshojnë drejtimin në verilindore e frynë me hove mbi 10m/s.Mendimi për motin


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark