Parashikimi i motit për ditën e sotme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Insajderi
    09 March 2025 - 08:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në vend pritet të ketë mot stabil, me diell dhe të ngrohtë pranveror.

    Temperaturat pritet të jenë pa ndonjë ndryshim. Minimalja rreth 0 gradë Celsius, kurse maksimalja pritet të arrijë deri në 20, po mund të ndodhë lokalisht deri në 22 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë pranveror. Do të fillojnë të fryjnë erëra lokale nga jugu dhe jugperëndimi.


    Edhe dita e Hënë pritet të jetë e ngrohtë dhe kryesisht me diell, por me mundësi për vranësira të shtresave të larta. Temperaturat pa ndonjë ndryshim.

    Nga e marta më shumë vranësira dhe mundësi për reshje lokale shiu. Reshje shiu fillimisht do të ketë në Mal të Zi dhe pjesë të Shqipërisë, pastaj edhe në disa rajone në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore. Sipas ecurive aktuale sinoptike reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe jo gjithëpërfshirëse, prandaj disa rajone mund të mbesin pa reshje, por kjo ende mund të ndryshojë me evoluimin e situatës sinoptike./MeteoBallkan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark