Parashikimi i motit për ditën e sotme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Insajderi
    01 May 2025 - 08:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e parë të majit, në vend do të mbretëroj mot kryesisht me diell. Nga mesdita, fillojnë të zhvillohen vransira lokale, që më vonë mund të shoqërohen me ndonjë rrebesh shiu, më shumë në lindje e jug të vendit, kryesisht përreth viseve malore.

    Vazhdon të fryjë erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare 5-12m/s, shkruan Insajderi.

    Temperaturat maksimale pa ndonjë ndryshim, shkojnë deri në 22C e 25C, e ato minimale zbresin në 5C e 8C.

    Mot kryesisht me diell po paraqitet përgjatë fundjave, megjithëse herë herë kalojnë vransira. Të premten ende zhvillohen vransira lokale orëve të pasdites, por me pak gjasa që të shoqërohen me të reshura. Më shpesh vransira pritet të kalojnë ditën e hënë. Temperaturat në fundjavë arrinë vlera prej 26C e 28C. Erërat ndryshojnë drejtimin dhe frynë nga jugu e jugperëndimi të lehta dhe mesatare 5-12m/s, njofton Mendimi për Motin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark