Parashikimi i motit për ditët në vijim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët në vijim

    Insajderi
    25 February 2025 - 19:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vranësirat dominojnë më shumë qiellin e vendit dhe gjatë ditës së mërkurë, megjithëse fillimisht mund të ketë më shpesh intervale me diell. Më vonë të reshura shiu mund të shfaqen nga pjesë perëndimore të vendit, kryesisht shiu, e zonave malore dëbore.

    Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 2C e 4C, e maksimale arrinë deri në 12C e 14C.

    Nga dita e enjte në vend do të ketë më shumë vranësira e priten periudha me të reshura shiu kohëpaskohe. Temperaturat pësojnë rënie nga 12C deri në 8C e 9C. Në fundjavë vazhdojnë të reshurat e shiut, që ditën e diel me rënie të temperaturave prite të shndërrohen apo përzien me borë. Maksimalet zbresin në 4C e 6C. Minimalet mbesin mbi 0C, 2C deri 4C. Nga dita e premte erërat ndryshojnë drejtimin në verilindore, e frynë të lehta dhe mesatare 4-10m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark