Parashikimi i motit për ditët në vijim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët në vijim

    Insajderi
    06 March 2025 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesisht me kthjellime e diell parashihet dita e premte.

    Orëve të mëngjesit kalojnë vransira të pakta, kryesisht shtresore të larta. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, jugore e juglindore 3-6m/s. Temperaturat minimal zbresin në -1C e 3C, e maksimale shkojnë deri në 20C e 22C.

    Vransira kalojnë ditën e shtunë mbi vend, por mbetet edhe më tutje ngrohtë, me maksimale prej 19C e 20C. Kryesisht me kthjellime e diell të dielën. Të hënën gradualisht shtohen vranësira, e ditën e martë më pas priten kushte për të reshura shiu. Temperaturat arrinë deri në 21C e 22C të hënën, e më pas pësojnë rënie të lehtë. Minimalet luhaten ndërmjet 0C e 4C. Erëra të lehta dhe mesatare frynë nga jugu e juglindja. Nga dita e hënë mund të jenë më të fuqishme dhe frynë nga jugperëndimi me hove mbi 15m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark