Parashikimi i motit për ditët në vijim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët në vijim

    Insajderi
    17 April 2025 - 20:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kalimi i frontit të ftohtë sjell zhvillime të rrebesheve gjatë në natës përgjatë vendit, më të shprehura nga perëndimi, madje të shoqëruara dhe me bubullima.

    Ditën e premte, me zhvendosjen e frontit në lindje të rajonit, nga vendi ynë po parashihet të ketë intervale me diell fillimisht. Pasdite zhvillohen vransira lokale, që përreth viseve malore më vonë mund të japin kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu. Frynë erë jugperëndimore e lehtë dhe mesatare 5-11m/s. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, e maksimalet pësojnë një rënie të lehtë në 18C e 20C.

    Kushte paksa më stabile po parashihen ditëve të fundjavës, me intervale më të gjata me diell, megjithëse kalojnë kohë pas kohe vranësira, por pa rrezikuar mundësi për të reshura. Temperaturat shënojnë rritje deri në 22C e 23C ditën e diel. Mot i ndryshueshëm më pas pritet ditëve të para të javës vijuese. Nuk mungojnë intervale me diell, mirëpo orëve të pasdites shfaqen kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima në pjesë të vendit. Maksimalet shkojnë deri në 24C e 25C, të hënën. Minimalet luhaten ndërmjet 6C e 10C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, kryesisht nga jugu e juglindja, 2-8m/s./mendimipërmotin/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark