×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për ditët në vijim, temperaturat në rënie

    Insajderi
    28 November 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me kalimin e frontit të ftohtë mbi rajon, reshje shiu fillojnë që orëve të para të mëngjesit të premtës në vend, që me rënie të temperaturës shndërrohen në reshje dëbore.

    Temperaturat nga 4C e 7C gjatë natës, deri në mesditë zbresin në 3C e 5C, e duke shkuar nga mbrëmja në 1C e 0C. Kalimi i frontit në mëngjes shoqërohet me erëra të forta veriore me hove deri në 16m/s. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje të reshurat pushojnë.

    Reshjet e borës fillojnë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së shtunë, e vazhdojnë edhe gjatë ditës. Në vise më të ulëta me gjasë përzien edhe me shi, me rritje të temperaturave. Kryesisht të shiut reshjet pritet të jenë ditën e diel. Temperaturat shënojnë rritje deri në 4C, maksimalet. Në mbrëmje reshjet pushojnë. Të hënën dhe të martën mund të mbeten më shumë vransira të ulëta, apo mjegull. Minimalet zbresin në -1C, derisa maksimalet mund të shkojnë deri në 5C e 6C. Të reshurat e borës, megjithëse mund të përzien me shi e të shkrihen, ditën e shtunë megjithatë formojnë shtresë dëbore, në vise të ulëta deri në 10cm e 20cm, derisa viseve malore më shumë deri në gjysmë metri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark