Parashikimi i motit për fundjavën e parë të shkurtit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për fundjavën e parë të shkurtit

    Insajderi
    31 January 2025 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas mjegullës që pritet të formohet orëve të mëngjesit të ditës së shtunë nëpër ultësira, ditën do të ketë intervale me diell, ndërkohë që vranësirat vijnë duke u shtuar orëve të pasdites, kryesisht të shtresave të larta. Nuk priten kushte për të reshura.

    Temperaturat minimale zbresin në 0C e 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 11C e 13C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 3-6m/s.

    Vransirat vetëm se vijnë duke u shtuar të dielen, që deri në mbrëmje aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Temperaturat ende të larta deri në 10C e 12C. Riga shiu mund të vazhdojnë kohë pas kohe ditën e hënë, e temperaturat pësojnë rënie në 4C e 6C. Nga dita e martë parashihet mot i thatë por i ftohtë, me minimale që zbresin deri në -2C e -4C, e maksimalet ditën, nën kushte me diell shkojnë deri në 3C e 5C.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark