Parashikimi i motit për javën ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për javën ardhshme

    Insajderi
    16 March 2025 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se moti në vend javën e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo situatë vie si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore.

    “Parashihen reshje shiu në viset e ulëta, duke i përjashtuar disa zona perëndimore dhe jugperëndimore, ku përveç rigave të shiut do të ketë kushte edhe për reshje bore, derisa në viset e larta mbi 1100m parashihen reshje të intensitetit mesatar”.

    “Temperaturat do të ulën dukshëm në krahasimi me javën që po e lëmë pas”, thuhet në njoftim.

    Moti i plotë për pesë ditët e ardhshme:

    E hënë – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta dhe në disa zona perëndimore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s.

    E martë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

    E mërkurë. Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

    E enjte – Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

    E premte – Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark