Parashikimi i motit për javën e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Insajderi
    28 December 2024 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot kryesisht me kthjellime parashihet me kalimin në vitin e ri 2025.

    Temperaturat do të marrin një trend të rritjes, minimalet deri në 0C e 1C, e maksimalet në 7C e 8C. Tek nga fundjava e ardhshme shfaqen sinjale për të reshura si shiu e dëbore, me një tendencë të rënies së temperaturave.

    Maksimalet zbresin në 3C e 4C, e ato minimale nën 0C.

    Java e dytë e janarit, pas datës 6, për momentin mund të jetë më e ftohtë, me temperatura maksimale që zbresin pranë 0C, e ato minimale deri në -5C. Pritet të ketë më shumë vransira, por dhe gjasa për të reshura, që me gjasë do të jenë në formë dëbore, me rënie të temperaturave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark