Parashikimi i motit për javën e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme

    Insajderi
    05 October 2025 - 15:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë javës së ardhshme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, të cilat do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm dhe me reshje.

    Siç njofton, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në zonat e ulëta pritet shi me intensitet mesatar deri në të lartë, ndërsa në viset e larta malore reshjet do të jenë të përziera – shi dhe borë, veçanërisht në lartësitë mbi 1 mijë e 500 metra mbi nivelin e detit.

    Ky episod i paqëndrueshmërisë atmosferike do të zgjasë deri të mërkurën, duke shoqëruar vendin me erëra të forta jugperëndimore, ulje të përkohshme të temperaturave, si dhe rritje të lagështisë relative në ajër.

    Nga e enjtja e javës, pritet stabilizim gradual i kushteve meteorologjike, me intervale me diell dhe rritje të lehtë të vlerave termike, si në temperaturat minimale ashtu edhe ato maksimale.

    Në fundjavë, moti parashihet më i qëndrueshëm, me kushte të favorshme për veprimtari bujqësore dhe udhëtime.

    Të hënën:

    Moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu.

    Temperaturat minimale: 5-7°C;Temperaturat maksimale: 8-11;
    Era: Kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

    E martë

    Moti I vranët dhe me reshje shiu.

    Temperaturat minimale: 3-6C;

    Temperaturat maksimale: 6-9°C;

    Era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s.

    E mërkurë

    Moti kryesisht i vranët .dhe me reshje shiu;

    Temperaturat minimale: 4-7°C;

    Temperaturat maksimale: 8-11°C;

    Era: kryesisht nga veriperëndime, e lehtë dhe lokalisht e fortë.

    E enjte

    Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell;

    Temperaturat minimale: 1-4°C;

    Temperaturat maksimale: 12-16°C;

    Era: nga verilindja, 1-7 m/s.

    E premte

    Moti me diell dhe vranësira të shpërndara;

    Temperaturat mnimale: 3-6°C;

    Temperaturat maksimale: 13-18°C;

    Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark