Parashikimi i motit për javën e ardhshme, këto ditë pritet të bie borë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme, këto ditë pritet të bie borë

    Insajderi
    14 January 2024 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot jostabil po parashihet për javën e tretë të janarit. 

    Shtrirjet e masave të ngrohta ajrore do të sjellin kushte edhe për rritje të temperaturave, deri në 11C e 12C ditën e enjtë, ndërkohë që të martën dhe në fundjavë depërtimet e fronteve të ftohta sjellin kushte edhe për të reshura bore, me rënie të temperaturave maksimale edhe pranë 0C.  Minimalet zbresin deri në -5C e -7C mëngjesin e së mërkurës, derisa të enjten e të premten shënojnë rritje deri në 2C e 4C.

    Moti i paqëndrueshëm sjell kushte edhe për qarkullim më të mirë ajror, që edhe pritet të mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë.  Gjatë ditës indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie, nivelet e ndotjes kalojnë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

    15.01 – Kryesisht me vransira.  Pasdite më vonë dhe në mbrëmje vende-vende priten edhe reshje shiu, ndërsa në vise malore reshje dëbore.

    16.01 – Orëve të hershme të mëngjesit reshjet e dëborës shtrihen edhe përgjatë ultësirave.  Deri në mesditë reshjet pushojnë, e pasdite nuk mungojnë edhe intervale me diell.

    17.01 – Kryesisht me vransira.  Intervale të shkurta me diell pasdite.

    18.01 – Më butë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Në perëndim të vendit priten edhe reshje lokale shiu.

    19.01 – Fillimisht mot i butë.  Me shtrirjen e një fronti të ftohtë deri në mbrëmje priten edhe të reshura bore dhe rënie e temperaturave. Pritet të frynë erëra më më të fuqishme, si nga jugu por edhe verilindja me hove edhe mbi 15m/s, ditën e martë. 

    Shtypja atmosferike fillimisht zbret thellë nën vlera normale, e më pas shënon rritje deri nga mesi i javës, kur pëson rënie sërish ditën e enjte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark