Parashikimi i motit për nesër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për nesër

    Insajderi
    31 July 2025 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot kryesisht me diell e më i ngrohtë do të mbretëroj ditën e premtë, më 1 gusht. Pasdite përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, me pak gjasa të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Frynë erë veriore, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, derisa maksimalet shkojnë deri në 29C e 31C.

    Mot kryesisht me diell parashihet ditën e shtunë. Të dielën me zhvillime të vransirave më vonë pasdite, ndonjë rrebesh mund të zhvillohet në pjesë të vendit. Temperatura në rritje deri në 32C e 34C të dielen. Nga dita e hënë më shumë vransira përfshinë vendin e zhvillohen rrebeshe shiu dhe bubullima. Reshje lokale shiu vazhdojnë edhe ditën e martë.

    Temperaturat zbresin deri në 22C e 25C. Minimalet luhaten ndërmjet 12C e 16C. Në fundjavë frynë erë mesatare jugperëndimore 5-11m/s, e nga dita e hënë ndryshon drejtimin në verilindore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark