Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

    Insajderi
    04 March 2025 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe stabil. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me acar të lehtë, ndërsa dita e ngrohtë me rritje të mëtutjeshme të temperaturave.

    Minimalja pritet të zbresë deri në -3 gradë Celsius, kurse maksimale mund të arrijë deri në 16 apo 17 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Mërkurën prite të mbajë mot me diell dhe stabil. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin duke dhuruar momente pranverore.

    Ditëve të ardhshme edhe më ngrohtë dhe me diell. Për fundjavë pritet të ketë vranësira kalimtare, por mbetet mot stabil dhe i ngrohtë pranveror./MeteoBallkan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark