Parashikimi i motit për nesër, kur do të zbresin temperaturat? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për nesër, kur do të zbresin temperaturat?

    Insajderi
    23 September 2025 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e mërkurë vazhdon të mbretëroj mot i nxehtë, kryesisht me kthjellime e diell, edhepse fillojnë të kalojnë më shpesh vransira shtresore të larta. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 29C e 30C, ndërsa minimalet zbresin në 11C e 14C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugore e jugperëndimore 2-7m/s.

    Më shpesh vransira kalojnë në vend ditën e enjtë, megjithëse nuk mungojnë intervale me diell. Aty këtu mund të ketë riga lokale shiu.

    Temperaturat zbresin lehtazi në 26C e 27C. Vransirat dominojnë vendin ditën e premtë. Pasdite më vonë mund të ketë zhvillime të rrebesheve të shiut.

    Mot më i ftohtë, kryesisht me vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe po parashihen në fundjavë. Maksimalet zbresin në 16C e 17C, e ato minimale deri në 10C. Erërat ndryshojnë drejtimin në lindje, e frynë të lehta dhe mesatare 4-10m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark