Parashikimi i motit për pesë ditë e ardhshme – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Parashikimi i motit për pesë ditë e ardhshme

    Insajderi
    25 December 2022 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot stabil edhe javën e fundit të vitit. Mundësi për riga shiu ditën e martë, parashikon “Prishtina Weather”.

    25.12.2022 – Mot i qëndrueshëm do të karakterizoj edhe javën e fundit të vitit 2022. Ditën e hënë me kthjellime e diell, ndërsa ditën e martë një kalim fronti mbi rajon, sjell vranësira dhe mundësi për riga lokale shiu. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira do të ketë edhe mjegull.

    Nga dita e mërkurë mbetet kryesisht thatë, me më shumë vranësira por edhe intervale me diell gjatë ditës. Nëpër ultësira orëve të mëngjesit mbeten kushte për mjegull apo mjegullinë.

    Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe ditëve vijuese. Ditën e martë parashihet të ketë qarkullim më të mirë ajror, gjë që shpërndanë ndotësit ajror. Deri në mbrëmje indeksi mund të kaloj në vlera të pranueshme dhe të mira.

    Datat:

    26.12 – Kthjellime dhe diell. Në ultësira orëve të mëngjesit mjegull, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

    27.12 – Mjegull orëve të mëngjesit. Ditën vranësirat shtohen, ku më vonë priten edhe riga lokale shiu.

    28.12 – Vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu.

    29.12 – Vranësira dhe intervale me diell. Në ultësira mundësi për mjegull në mëngjes.

    30.12 – Kryesisht me vranësira.

    Temperaturat mbesin të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet luhaten ndërmjet 0C e 3C, e ato maksimale të martën rriten deri në 12C, e më pas zbresin në 8C e 9C.

    Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga krahu jugor 1-4m/s, vetëm ditën e martë frynë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-14m/s.

    Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark