Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Insajderi
    06 April 2025 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të qetë. Mëngjeset pritet të jenë me ngrica të lehta, kryesisht në periudhën nga e hëna deri të mërkurën. Të enjten parashihen që vende-vende te ketë riga shiu. Pas kësaj periudhe, parashikohet një rritje graduale e temperaturave në të gjitha rajonet.

    E Hënë, 07, Prill 2025

    Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 1°C deri në 4°C. Do të fryjë erë nga Verilindja me shpejtësi 1-3 m/s.

    E Martë, 08. Prill 2025

    Parashikohet mot me vranesira te shperndara dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të zbresin nga -4°C deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga 3°C deri në 6°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi I veriperendimit

    E Mërkurë, 09.Prill 2025

    Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 °C deri në -1°C, ndërsa maksimalet nga 6°C deri në 9°C. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes.

    E Enjte, 10. Prill 2025

    Moti parashikohet i vranët dhe me intervale me diell . Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 2°C, ndërsa ato maksimale nga 7°C deri në 11°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

    E Premte, 11. Prill 2025

    Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell .Temperaturat minimale . të lëvizin nga 0°C deri në 3C, ndërsa maksimalet nga 9°C deri në 13°C. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark