Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Insajderi
    04 May 2025 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për pesë ditët e ardhshme në vend.

    Në njoftimi thuhet se gjatë këto ditë do të jenë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike, shkruan Insajderi.

    Temperaturat në pesë ditët e ardhshme do të lëvizin nga 6 deri në 26 gradë Celsius.

    Njoftimi i plotë i IHMK-së:

    E hënë. Mot me diell dhe vranësira te pjesëshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 -26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.

    E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s.

    E mërkurë- Mot i vranet dhe me intervale me diell.Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.

    E enjte- Mot me diell dhe vranesira te shperndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 18-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtesi 1-7m/s.

    E premte- Mot i vranët dhe me riga shiu. Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona të kufizuara.. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-5m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark