Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira lokale, të herëpashershme. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale, të herëpashershme, por pa reshje atmosferike.
Temperaturat do të pësojnë rritje dhe kjo do të jetë fillimi e valës më të re intensive të nxehtësisë verore.
Ditëve të ardhshme na pret mot stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat do të rriten në tërë rajonin dhe kjo shënon fillimin e valës më të re intensive të nxehtësisë verore për shkak të depërtimit gradual të masave të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika veriore.