Të reshurat e shiut do të përfshijnë një pjesë të madhe të vendit qysh në orët e mëngjesit.
Pasdite pritet të pushojnë, e mund të paraqiten si rrebeshe lokale. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja dhe verilindja, 3-9m/s.
Temperaturat minimale zbresin në 12C e 14C, derisa ato maksimale shkojnë në 16C e 19C, njofton Prishtina Weather.