Mot me më shumë diell pritet të ketë gjatë kësaj fundjave në vend, derisa temperaturat do të zbresin rreth vlerave mesatare.
Vransirat që dominojnë vendin orëve të mëngjesit, deri nga mesdita fillojnë të shpërndahen, e më pas do të ketë intervale më të gjata me diell.
Orëve të mbrëmjes kalojnë vransira, por pa kushte për të reshura. Temperaturat minimale zbresin në 9C e 13C, e ato maksimale shkojnë deri në 18C e 20C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore 4-9m/s.