×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    16 October 2024 - 08:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mjegull paraqitet përgjatë ultësirave mëngjesin e së mërkurës, derisa gjatë ditës kalojnë vransira, por nuk mungojnë intervale më të gjata me diell.

    Temperaturat minimale zbresin në 6C e 9C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 19C e 21C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-7m/s.

    Intervale më të gjata me diell parashihen edhe ditën e enjtë dhe të premtë, e orëve të mëngjesit me kushte për mjegull. Kalojnë edhe vransira, me pak gjasa për të reshura ditën e premtë dhe atë përreth viseve malore. Temperaturat maksimale 18C e 20C.

    Në fundjavë më shumë vransira kalojnë mbi vend të shtunën, por nuk priten gjasa për të reshura, derisa temepraturat pësojnë rënie deri në 14C. Të dielen më shumë kthjellime dhe temperatura maksimale deri në 16C e 18C. Minimalet luhaten ndrëmjet 5C e 8C. Erërat frynë kryesisht nga lindja e juglindja të lehta dhe mesatare 2-6m/s

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark