Parashikimi i motit për sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    28 May 2025 - 07:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vransira kalojnë më shpesh mbi vend ditën e mërkurë, por se nuk mungojnë intervale me diell. Pasdite më vonë aty këtu shfaqen dhe riga lokale shiu, më shumë përreth zonave malore.

    Temperaturat maksimale shkojnë deri në 21C e 24C. Minimalet në mëngjes zbresin në 8C e 11C. Frynë erë veriperëndimore mesatare 5-10m/s.
    Të reshura shiu kalojnë në vend ditën e enjtë me kalimin e frontit të ftohtë përgjatë rajonit, që dhe zbresin temperaturat deri në 15C.

    Ditën e premtë, vransirat fillojnë gradualisht të shpërndahen, e të reshura mund të paraqiten në formë rige lokale përreth zonave malore. Në fundjavë më shumë diell e temperaturat ndjeshën në rritje deri në 24C e 26C të dielen. Minimalet deri të shtunën zbresin në 6C. Frynë kryesisht erë veriore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s, e të premtën me hove deri në 15m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark