Parashikimi i motit për sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    28 June 2025 - 08:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditëve të fundjavës, po parashihet një lehtësim nga vala e të nxehtit që kaploj vendin ditëve të fundit.  Temperaturat zbresin në 27C e 29C.  Ditën e shtunë ende kalojnë vranësira që aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Të dielën parashihet mot kryesisht me diell.  Minimalet zbresin në 13C e 15C.  Do të fryjë erë më e theksuar nga krahu verior, mesatare e mesatarisht e fuqishme, 7-14m/s.

    Përgjatë ditëve të para të korrikut do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe sërish i nxehtë, me maksimale që shënojnë rritje graduale deri në 34C e 36C, ditën e mërkurë.  Minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C.  Fryn erë veriore e lehtë dhe mesatare, 5-10m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark