Parashikimi i motit për sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    05 July 2025 - 08:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në vend, të dominuar nga kushte kryesisht me kthjellime e diell.

    Ditën e shtunë me zhvillime të vransirave përreth zonave malore, më vonë padsite shfaqen mundësi për ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat minimale zbresin deri në 16C e 18C. Maksimalet shkojnë deri në 33C e 36C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-10m/s.

    Ditën e diel temperaturat maksimale sërish shënojnë rritje deri në 36C e 38C.

    Të larta mbesin edhe ditën e hënë ndërmjet 35C e 38C, e të martën zbresin lehtazi në 33. Ditën e mërkurë parashihen kalime më të shumta vransirash, që aty këtu japin kushte për ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat pësojnë rënie deri në 24C e 25C. Nga dita e diel frynë erë jugperëndimore mesatare e mesatarisht e fuqishme me hove deri në 10 e 15m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark