Parashikimi i motit për sot - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për sot

    Insajderi
    10 September 2025 - 08:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vransira kalojnë më shpesh gjatë ditës së mërkurë në vend, megjithëse do të ketë intervale me diell, herë herë më të gjata. Ndonjë rigë shiu mund të shoqërohet me këto vransira që shkojnë duke u dendësuar orëve të mbrëmjes.

    Frynë erë e lehtë dhe mesatare jugperëndimore 5-10m/s. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 17C, ndërsa temperaturat maksimale shkojnë deri në 30C e 33C.

    Rrebeshe e bubullima përfshinë vendin ditën e enjtë, ndërsa temperaturat zbresin në 24C e 25C. Rrebeshe shiu orëve të pasdites mund të zhvillohen në pjesë të vendit ditën e premtë, ndërkohë që maksimalet shënojnë rritje deri në 27C. Të shtunën ka gjasa të ketë më gjatë intervale me diell, e temperatura të arrinë deri në 30C e 32C. Shtim i vransirave parashihet të dielen, e më vonë paraqiten edhe të reshura shiu, që mund të vazhdojnë me kalimin në mëngjesin e së hënës. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 13C e 17C. Deri të enjten frynë erëra jugperëndimore, ndërsa të premtën ndryshojnë drejtimin në verilindore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark