Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, pra do të vazhdojë vala e fuqishme e nxehtësisë verore pa ndonjë ndryshim, megjithatë pasdite në disa vise kryesisht malore do të ketë zhvillime të vranësira të cilat mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në veriperëndim dhe juglindje të vendit.
Në zonat urbane vështirë që mund të ketë ndonjë rrebesh, por mund të ketë ndonjë përjashtim. Temperatura maksimale deri në 38 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe zhvillime në disa zona të izoluara kodrinore-malore të ndonjë stuhie afatshkurtër me vetëtima, bubullimë dhe breshër.
Temperatura maksimale pak mbi 40 gradë Ceslius. Në zonat e pakta me rrebeshe ulje të ndjeshme afatshkurtra të temperaturave.
Rrebeshe parashihen të izoluara në lindje të Shqipërisë, ndoshta edhe në veri, qendër dhe juglindje, pastaj diku në perëndim të Maqedonisë së Veriut.