Parashikimi i motit për vikend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për vikend

    Insajderi
    22 August 2025 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot pjesërisht me diell parashihet ditën e shtunë, megjithëse mbeten vransira në pjesë të vendit, sidomos përreth zonave malore, duke shfaqur mundësi për ndonjë rigë shiu. Frynë erë veriore e lehtë dhe mesatare 5-10m/s. Temperaturat maksimale në rënie, e luhaten ndërmjet 24C e 27C, ndërsa minimalet ndërmjet 13C e 16C.

    Mot kryesisht me diell do të mbretëroj ditën e diel. Temperaturat mbesin të ulëta deri në 24C e 26C, maksimalet, ndërsa minimalet zbresin në 10C. Ditëve të para të javës së ardhshme, parashihet mot më stabil, me më shumë intervale me diell. Ditën e hënë kalojnë vransira, e orëve të pasdites mund të shfaqen kushte për rrebeshe shiu, përreth zonave malore. Temperaturat gradualisht në rritje. Maksimalet të mërkurën shkojnë në 30C e 33C. Era frynë kryesisht nga krahu verior, e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark