Parashikimi i motit për vikend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për vikend

    Insajderi
    19 September 2025 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot stabil po mbetet përgjatë fundjave, kryesisht me kthjellime e diell. Të shtunën temperaturat maksimale shënojnë një rritje më të ndjeshme në 27C e 29C. Minimalet zbresin në 7C e 12C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 5-11m/s.

    Temperatura më të larta po parashihen ditën e diel dhe në ditët e para të javës vijuese, ku maksimalet kalojnë mbi 30C, deri në 32C në pjesë të vendit. Do të dominojnë kushte stabile, me kthjellime e diell. Të mërkurën, kalojnë më shpesh vransira, me mundësi për të reshura vonë gjatë mbrëmjes. Nga dita e diel edhe erërat ndryshojnë drejtimin në juglindore, e frynë të lehta dhe mesatare 2-7m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark