Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka dhënë parashikimin e motit për gjatë vikendit.
Nga IHMK njoftohet se të shtunën do të ketë mot me diell dhe pjesërisht të vranët, ku temperaturat minimale do jenë mes 8 dhe 12 gradë celsius, ndërsa ato maksimale, mes 24 dhe 28 gradë celsius.
Ndërsa të dielën, temperaturat minimale do lëvizin mes 9 dhe 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet mes 24 dhe 29 gradë celsius.
PARASHIKIMI I MOTIT
E Shtunë
Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat:
• Minimalet: 8–12°C
• Maksimalet: 24–28°C Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare.
E Diel
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat:
• Minimalet: 9–13°C
• Maksimalet: 24–29°C Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë.