Mot kryesisht me kthjellime parashihet të mbretëroj ditën e shtunë, megjithëse në pjesë lindore të vendit vransira mund të mbeten deri orëve të pasdites.
Erërat veriore fillojnë të qetësohen e frynë me intenzitet të lehtë dhe mesatarë, 2-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në -2C e -4C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 3C e 5C.
Ditëve të fundit të vitit 2024 parashihet mot stabil kryesisht me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, me temperatura minimale që zbresin në -2C e -5C. Temperaturat maksimale në rritje deri në 6C e 7C. Luginave të lumenjëve, mëngjeseve mund të shfaqen kushte për mjegull apo mjegullinë. Dominojnë qetësitë, e vetëm pasdite mund të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.