Parashikimi i motit, përkeqësim në fundjave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit, përkeqësim në fundjave

    Insajderi
    22 May 2025 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premte në vend. Herë herë kalojnë vranësira të larta, e nga pasdita me zhvillime të vransirave lokale, shfaqen kushte për ndonjë rrebesh shiu e bubullimë. Frynë erë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 4-12m/s, me hove mbi 15m/s nga pjesë të Dukagjinit dhe Drenica. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 23C e 26C. Minimalet në mëngjes zbresin në 10C e 12C.

    Përgjatë fundjave po parashihet përkeqësim i motit. Ditën e shtunë vransirat përfshinë vendin, e nga orët e pasdites paraqiten reshje shiu, që gradualisht shtrihen mbi gjithë territorin. Reshjet kohëpaskohe vazhdojnë dhe përgjatë ditës së diele. Viseve malore me rënie të temperaturave sërish mund të ketë reshje dëbore.

    Temperaturat maksimale zbresin deri në 11C e 13C, e ato minimale në 6C. Më shumë vransira parashihen edhe ditëve të para të javës së ardhshme, me reshje shiu kohëpaskohe, mirëpo temperaturat pritet të shënojnë rritje deri në 17C e 20C. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior të lehta dhe mesatare 5-11m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark