Parashikimi i Serie A për sezonin 2025/26 – Kush janë favoritët për të fituar titullin? - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Parashikimi i Serie A për sezonin 2025/26 – Kush janë favoritët për të fituar titullin?

    Insajderi
    19 August 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Superkompjuteri i Optas ka parashikuar tashmë fituesin më potencial të titullit apo Scudettos në Serie A për edicionin 2025/26.

    Serie A pritet të nis këtë fundjavë, me katër ndeshje të planifikuara për të shtunën, katër për të dielën dhe dy të hënën.

    Por, kush po prognozohet si favorit për të fituar titullin këtë sezon në Serie A.

    Sipas superkompjuterit të faqes së specializuar të statistikave Opta, Interi cilësohet si favorit absolut për të fituar titullin me 36.59 për qind.

    Pas tyre vjen kampioni në fuqi, Napoli me 13.03 për qind shanse, ndërsa Atalanta është menjëherë pas tyre me 12.97 për qind.

    Roma është skuadra që renditet e katërta për nga shanset, pasi Opta i jep 10.10 për qind mundësi për t’u stolisur me Scudetto.

    Dy gjigantë italianë, Milani dhe Juventusi cilësohet si favoritët e pestë dhe gjashtë me 7.39 për qind, respektivisht 7.36 për qind shanse.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark