Parashikimi i Vuçiq: Lufta e III-të Botërore afër, detyra e imja ta ruaj Serbinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Parashikimi i Vuçiq: Lufta e III-të Botërore afër, detyra e imja ta ruaj Serbinë

    Insajderi
    17 March 2023 - 20:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, siç bën zakonisht, edhe sonte, një natë para takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka bërë pothuajse parashikime apokaliptike.

    Gjatë një fjalimi të tij para qytetarëve, ai ka thënë se Lufta e III-të Botërore nuk është larg dhe se detyrë e tij është që ta shpëtojë Serbinë.

    Vuçiq ka thënë se serbët mund të përballen me pasoja demografike, juridike dhe të tjera, porse qëllimi është që shteti serb të jetë i sigurt dhe të evitohen konflitet dhe luftërat e të tjeëve.

    “Kjo është detyra jonë e shenjtë. S’mund të më thuash mua se çfarë janë emocionet, që unë jam i pazemër. Është detyrë e imja të jem i ftohtë, që ta ruajë paqen për fëmijët tanë dhe të shpëtojë jetët e mijëra njerëzve. Do të këmbëngulë në këtë gjë”, ka thënë presidenti serb.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark