×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi për ulje të temperaturave, MSH ka një njoftim të rëndësishëm për orarin e punës

    Insajderi
    20 July 2024 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë, tha se nga sot përfundon kufizimi orarit të punës, vendim që ishte marrë marrë javën e kaluar për disa kategori si pasojë e temperaturave të larta.

    Sipas MSH-së, në javën e ardhshme temperaturat do të zbresin dhe nuk do ketë rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë.

    “Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik, Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot, më 20 korrik 2024. Sipas parashikimeve, java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë. Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të monitorojë situatën klimatike dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në vendim.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark