Kyetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka dhënë opinionin e tij për ndeshjen e nesërme Shqipëri – Zvicër.
Ai ndodhet në Francë, në hapjen solemne të Evropianit.
“Shqipëri – Zvicër janë dy skuadra të barabarta. Do të jetë e vështirë për të dyjat, pasi janë të njëjta. Parashkimi? Nuk parashikoj, por shpresoj se Shqipëria do ta fitojë ndeshjen”, tha ai për Olle.com.
Legjenda e futbollit kosovar parashikoi edhe befasitë e mundshme për që mund ta fitojnë Evropianin.
“Natyrisht, Kombëtaret e mëdha janë favorite, por befasi mund të shkaktojnë edhe Belgjika dhe Kroacia, që kanë skuadra të mira”, shtoi ai.