Viti 2020 ishte i kobshëm edhe për artin, ngase shumë prej emrave më të njohur të artit shqiptar u shuan.
Nexhmije Pagarusha, Adem Mikullovci, Ismet Peja, e shumë të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 2020-ës, duke lënë boshllëk të madh në kulturën tonë.
Pas vdekjes së Ismet Pejës dy ditë më parë, në rrjete sociale qarkulloi një postim, ku parashikohej vdekja e Çun Lajçit.
Pas gjithë kësaj reagoi vet aktori, i cili shkruan “Sa mirë kur venë bast për ty e lirisë i zbritet çmimi! Eh sa kingji shkon para dashit!”.
Ndryshe, Çun Lajçi në vitin 2017 humbi vajzën, të cilës shumë shpesh i dedikon fjalë prekëse.