Partia Social Demokrate sot ka zhvilluar një aksion në lidhje me rastin e ambasadorit Martin Berishaj, akt ky të cilin PSD e sheh si kalim të përmasave të një afere.
Lavatriçet me para (euro) brenda ishin mjetet që u përdorën për të nënkuptuar simbolikën e shpëlarjeve të parave nga ambasadori.
Zgjim Hyseni nga radhët e PSD-së tha se shqetësimi i tyre është se ka kaluar një javë që kur skandali ka shpërthyer dhe institucionet nuk flasin.
“Aktiviteti ka për qëllim me paraqit ne mënyre figurative çka po ndodh në javën e fundit, dmth me aktiviteti i shpëlarjes se parave n e Republikën e Kosovës u be një jave qe ka plas skandali me ambasadorin krejt pyesin flasin vetëm institucionet dhe eproret spo flasin”, tha Hyseni.
Sipas tij kjo ngjarje ka edhe një piramide, kjo përderisa Berishaj vazhdon te mbetet ne detyre, dhe rrjedhimisht, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti mund të jenë të lidhur me të në mënyrë direkte.