Paris Guri ironizon Kurtin: Qysh me truproje në vendin më të sigurt, a të erdhi marre kur i pe gjyqtarët e prokurorët? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Paris Guri ironizon Kurtin: Qysh me truproje në vendin më të sigurt, a të erdhi marre kur i pe gjyqtarët e prokurorët?

    Insajderi
    03 September 2025 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u kritikua pasi u paraqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku ish-udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, dhe Nuredin Selmani akuzohen për kanosje ndaj tij.

    Kurti u paraqit në gjykatë, ndërsa pati reagime të shumta për faktin se ai po refuzon të dëshmojë në Prokurori për rastin e rezervave shtetërore.

    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj një detaji tjetër nga paraqitja e Kurtit në gjykatë. Ai u pa i rrethuar nga shumë truproja, ndërsa tre prej tyre e shoqëruan edhe brenda sallës.

    Guri e ka pyetur Kurtin nëse i ka ardhur turp kur i ka parë gjyqtarët e prokurorët, për të cilët ai vetë kishte deklaruar se duhet të kenë mbrojtje të afërt, e jo kryeministri.

    “Qysh bre kryeministër, me truproje në vendin ma të sigurt të shtetit. A të erdh marre kur i pe prokurorët e gjyqtarët, a tu kujtojke kur thoshe se ata duhet me pasë mbrojtje të afërt, jo kryeministrat”, ka shkruar Guri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark