Paris, identifikohet agresori me çekiç – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Paris, identifikohet agresori me çekiç

    Insajderi
    07 June 2017 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    40-vjeçari i cili sulmoi me çekiç efektivët e policisë përpara katedrales “Notre Dame” në Paris është identifikuar si Farid Ikken dhe vazhdonte studimet e doktoraturës për shkenca sociale në Universitetin e Lorenës.

    Me vete ai kishte edhe dy thika, shpjegojnë forcat e rendit, që theksojnë gjithashtu se agresori është qëlluar në të dy këmbët e jo në gjoks, siç u raportua më parë. I martuar me një suedeze, ai jetonte në veri të kryeqytetit francez. Në banesën e sulmuesit policia thuhet të ketë gjetur një video ku Ikken betohej për besnikeri ndaj ISIS-it e ku tregohej edhe qëllimi i kryerjes së atentatit.

    Përpara se të godiste policin, 40-vjeçari ka thirrur me të madhe: “Kjo është për Sirinë!!” Deri tani, megjithatë, asnjë grup xhihadist nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e incidentit.

    Franca është tronditur prej gati dy vitesh e gjysmë nga një seri e pashembullt sulmesh terroriste, prej të cilave kanë gjetur vdekjen në total gati 240 vetë dhe jo rrallëherë, shënjestra kanë qenë forcat e rendit. Në mesin e muajit prill, një polic u vra nga një atentator në mesin e shëtitores së famshme Champs-Élysées.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark