Një ushtar francez në Paris ka qëlluar një burrë i cili ka tentuar të sulmojë një patrullë të sigurimit me një thikë, dhe duke bërtitur “Allahu Akbar”
Sulmuesi i dyshuar raportohet se ka tentuar që të hyjë në dyqanin nëntokësor të muzeut Louvre, por ai është qëlluar në hyrje të muzeut, duke marrë lëndime të rënda, raporton BBC.
Ministria e Brendshme franceze ka përshkruar situatën si të “rëndë”, ndërsa vizitorët e muzeut janë detyruar të përkulen në dysheme./Insajderi.com