Paris Saint-Germain e fiton për herë të parë Champions League - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Paris Saint-Germain e fiton për herë të parë Champions League

    Insajderi
    31 May 2025 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paris Saint-Germain e ka fituar për herë të parë Champions League, pas triumfit ndaj Interit me rezultat të thellë prej 5-0.

    Parisienët e hapën serinë e golave që në minutën e 12-të të takimit, ku Hakimi realizoi gol të bukur pas një asistimi nga Doue.

    E ishte pikërisht Doue ai që realizoi vetë tetë minuta më vonë, duke shfrytëzuar një asistim nga Demebele.

    Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0, e që në të dytën, PSG-ja shënoi edhe tri herë të tjera.

    Pas një ore lojë, ishte sërish Doue ai që trefishoi epërsinë, kurse pas vetëm 10 minutash, Kvaratskhelia e shënoi golin e katër në takim.

    Kurse, për rezultatin përfundimtar u përkujdes 18-vjeçari, Mayulu, i cili realizoi për 5-0 në “Allianz Arena”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark