Paris, teatri Bataclan rihap dyert - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Paris, teatri Bataclan rihap dyert

    Insajderi
    12 November 2016 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Sonte kemi dy detyra: të nderojmë të rënët dhe të rifillojmë jetën. Nuk do t’i harrojmë”. Me këto fjalë këngëtari Sting ka hyrë në skenën e madhe të Bataclan, për të rihapur sallën e koncerteve të Parisit, e mbyllur nga sulmet e 13 nëntorit të një viti më parë.

    Para se të fillonte të këndonte, artisti britanik i ka kërkuar publikut të mbajë një minutë heshtje dhe më pas nisi tingujt e këngës “Fragile”, e shkruar prej tij në vitin 1987, e që në një pjesë thotë “Asgjë (e mirë) nuk mund të lindë nga dhuna dhe asgjë nuk do ta bëjë”.

    Teatri Bataclan, ndër më të njohurit sa i takon eventeve kulturore në Paris, u kthye vitin e kaluar në skenën e një prej sulmeve terroriste më të përgjakshme të ndodhura vitet e fundit në Europë.

    130 persona humbën jetën nga sulmet që nisën në atë sallë dhe vazhduan mes lokaleve në qendër të Parisit dhe në stadiumin “Saint-Denis”. Sot, atje ndodhen rreth 1.500 spektatorë, mes të cilëve të mbijetuar të sulmit dhe familjarë të viktimave. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark