Paris, transport publik falas për të reduktuar ndotjen e ajrit nga veturat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Paris, transport publik falas për të reduktuar ndotjen e ajrit nga veturat

    Insajderi
    07 December 2016 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për të dytën ditë me radhë, parisienët mund të shfrytëzojnë transportin publik falas si masë për të nxitur largimin e veturave nga trafiku.

    Qyteti është duke u përballur me ndotjen më të keqe të ajrit në 10 vitet e fundit, bazuar në të dhënat e Airparif, një agjenci që analizon nivelet e ndotjes, njofton The Independent.

    Autoritetet kanë thënë se vetëm veturat që kanë tabela me numra tek mund të vozisin në kryeqytet të mërkurën. Në anën tjetër, veturat me tabela regjistrimi me numra qift e kanë të njëjtën mundësi të martën, dhe mund të dënohen nëse shkelin rregullin.

    Vetëm të martën, më shumë se 1700 drejtues automjetesh u dënuan për shkak të shkeljes së këtij rregulli.

    Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, ka thënë se pamjet e smogut teksa mbulojnë qytetin janë argument i nevojës për të reduktuar përdorimin e automjeteve në qendër të qytetit./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark