Kryeqendra e Francës, qyteti i Parisit i njohur edhe njëri nga qytetet më të bukura në botë, do të ketë edhe një përparësi për të qenë edhe më atraktiv.
Ndërtesat dhe shtëpitë në këtë qytet do të lejohen që të “gjelbërohen” duke i mbuluar muret e tyre me bimë të ndryshme.
Një ligji i ri i miratuar në Francë, u lejon dhe inkurajon qytetarët e Parisit, për të krijuar kopshte në pjesët urbane ku ata jetojnë.
Banorët kanë të drejtën për të marrë lejet tri vjeçare, për fruta, lule dhe bimë të tjera.
Kjo iniciativë është pjesë e planit të kryetarit Anne Hidalgo, i cili synon për të shtuar 100 hektarë sipërfaqe të gjelbër, në qytet deri në vitin 2020. /Insajderi.com