
Në mbyllje të një konference që u zhvilluar në Luoyang të Kinës, që u organizua nga Pacific Asia Travel bashkë me një numër shoqatash të turizmit të aventurës, ku merrte pjesë dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, u përmend edhe rasti i Parkut të Butrintit në Shqipëri si dhe puna e bërë në menaxhimin e mirë të këtij parku.
Tare tha për ATSH-në se “Ishte gazetari i njohur i Financial Times, Tim Neville, ai që foli në lidhje me fuqinë transformuese të turizmit të udhëtimit, duke përfshirë edhe histori personale”.
Nevil përmendi raste nga mbarë bota ku është punuar për të ruajtur të veçantat në vendet përkatëse, ku kanë spikatur individë të ndryshëm. Dhe u përmendën prej tij vende si, Shqipëria, Afrika e Jugut dhe Zvicra me përvoja të tilla shembullore.
Në rastin e Shqipërisë, u soll pikërisht shembulli i Parkut te Butrintit si modeli më i mirë i ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Po ashtu, Neville paraqiti edhe ekspoze të turizmit të qëndrueshëm në ndërtimin e modelit të ndërthurur mes bregdetit dhe zonave malore në jug të Shqipërisë të paraqitur nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit. Ky është një tjetër vlerësim për zhvillimin turistik në Shqipëri.